Berisha iu bën thirrjen e fortë demokratëve: Do shkelmoheni nga kryetari apo do i tregoni vendin

Nga Fieri, ish-kryeministri Sali Berisha ak vijuar akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, duke thënë se është peng i kryeministrit Edi Rama.

Advertisements

Berisha tha se Basha ka marrë një vendim vetëvrasës, teksa pyet anëtarët e PD nëse duan që të shkelmohen nga kryetari i tyre apo do i tregojnë vendin.

“Jo të qeshësh me sinkron me Edi Ramën kur deputeti jot thotë fjalë zemre. Tani ai ka dalë me sloganin jemi me Amerikën. Nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te vota e lirë, që besojnë se sovraniteti është kushti i kushteve. Këtë tubim ai e quan anti-amerikan. Këto tubime shpëtimtare qenkan anti-amerikane sepse i duhet atij për karrigen e tij. Nuk është hera e parë që ndodhem në këtë situatë. Unë nuk them se fitojmë, por një gjë është e sigurt ne kurrë nuk fitojmë nëse s’jemi parti sovrane. Në ngrihemi në këmbë dhe ju jap fjalën se prova e parë që të dalë për të faktuar korrupsionin e Sali Berishës, Sali berisha merr çdo masë kundër vetes së tij. Sali Berisha është i pathyeshëm ndaj gënjeshtrave dhe presioneve. Ne kemi tiparet tona, jemi parti e vlerave, e qendrës së djathtë. Kemi partner tonin si parti, Partinë Republikane të SHAB. Frymëzuesi im ishte Roland Regan. Unë nuk pranoj kurrën e kurrës një dënim politik. PD s’mund ti pranoj kurrë ato. Si do largojmë Edi Ramën, si do ia nxjerrim për hundësh votat që vodhi, fitoren që grabiti. Kjo është çështja e të gjithave, ai imponoi pengut të tij të marrë një vendim vetvrasës politik. I ftoj të gjitha strukturat e PD të shtrojnë pyetjen jeni për tu shkelmuar nga kryetari, apo do ti tregoni vendin. A jeni ju anti-amerikanë apo është kryetari peng-sharlatan,” tha Berisha.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOrëndreqëse prej 53 vitesh, Liljana në Vlorë : Të rinjtë nuk kanë interes të mësojnë këtë zanat
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e nesërme, 22 shtator 2021