Orëndreqëse prej 53 vitesh, Liljana në Vlorë : Të rinjtë nuk kanë interes të mësojnë këtë zanat

Është 73 vjeç, por nuk ka dalë në pension, që prej moshës 17 vjeç punon si orëndreqëse. Liljana Gjergji hap çdo ditë dyqani rreth orës 9.

Advertisements

Është e vetmja orëndreqëse profesioniste grua në Vlorë dhe është mirë me shëndet.

“Paradite punoj nja 4 orë, pasdite punoj prapë 3 orë. 7 orë në ditë vij në punë. Sytë i kam të fortë, bëj orë mekanike. Kjo është gjermane e 1964 e pastrova dhe riparova. Është orë e vjetër shumë. Bëra kurs dy vjet dhe pastaj hodha kategorinë, mora të parën, pas 4 vjetësh mora kategorinë e dytë. Kam vazhduar njëherë në 4 vjet merrja kategoritë, deri në vitin 1991 që kaluam privat. Kam vazhduar dhe nuk e kam lënë punën asnjëherë”, ka thënë ajo.

Advertisements

Mjetet e vjetra të punës i ka mirëmbajtur dhe pak besim ka tek ato që prodhohen në kohët e sotme.

“Të asaj kohe janë që nga lentja, dhe çelsi që hapa shagaji, që kur ishim të lidhur me kinën, kalibri i Korçës. Këto janë të gjitha veglat e para, të rralla janë ato vegla që kam marrë tani”, shprehet orëndreqësja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush janë snajperistët që trembën Aleksandër Vuçiç pas konfliktit për targat (FOTOT)
Artikulli tjetërBerisha iu bën thirrjen e fortë demokratëve: Do shkelmoheni nga kryetari apo do i tregoni vendin