A do të na godasë sërish tërmeti si në vitin 2019? Përgjigjet sizmeologu i njohur shqiptar!

Sizmiologu Rrapo Ormeni ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët nuk kanë përse të shqetësohen, pasi lëkundjet e tërmetit që u ndien në Shqipëri janë normale për zonën e Klosit, ku u regjistrua epiqendra.

Advertisements

I pyetur për rastësinë e frikshme me lëkundjet e 21 shtatorit 2019, që paraprinë tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit, Rrapo Ormeni tha se lëkundjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën pavarësisht koicidencës.

Ai shtoi se lëkundjet që u ndien ditën e sotme nuk janë paslëkundje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, por janë lëkundje normale të zonës së Klosit.

Advertisements

“Zona që ka rënë tërmeti është njohur për tërmete të kësaj magnitude. Në tërësi në këtë zonë bien tërmete të vegjël që nuk shkaktojnë dëme. Tërmete të kësaj magnitude bien në këtë zonë. Nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë epiqendra e të cilit ishte në Durrës.

Nuk kanë lidhje pavarësisht koeçidencës në datë dhe orë. Tërmetet nuk parashikohen, kuptohet që kjo zonë bien tërmetet të vegjël, nën vlerën që kan rënë edhe në të shkuarën. Tërmete që janë në një magnitudë të lehtë që nuk shkaktojnë tërmete më të mëdha. Nuk janë tërmete pas lëkundje të 26 nëntorit.

Ato lëkundje kanë mbaruar, ato kanë ndodhur kryesisht në Durrës kurse kjo është në një zonë tjetër nën një zonë të madhe. Nuk ka asnjë gjë për tu shqetësuar apo frikësuar. Këto lëkundje ndodhin në shtator. Është një tërmet i vogël që s’ka lidhje fare me lëkundjet e dy viteve më parë. Janë tërmete që bien shpesh në Shqipëri”, tha sizmiologu.

Bashkia e Dibrës ka ngritur shtabin e emergjecës për dëmet e mundhsme që mund të ketë shkaktuar kjo lëkundje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë/ 43 vjeçari humb jetë nga shpërthimi fuçisë së birrës, pikërisht në festën e tij të ditëlindjes (foto)
Artikulli tjetër“Xhandarmëria gati” – Beogradi provokon rëndë, MUP-i serb publikon video të ushtrisë e tankeve