“Dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiç”/ Tensioni në Kosovë dhe Serbi, reagon ish-kryeministri Berisha

Ish Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në Facebook lidhur me situatën e krijuar në Kosovë, pasi qeveria vendosi që mos të lejonte makinat me targa serbe që të hyjin në vend.

Advertisements

Berisha shprehi qëndrimin e tij pro masave të reciprocitetit që vendosi Kosova kundrejt Serbisë sipas së cilës, targa serbe qe hyne ne Kosove detyrohen te vendosin ne targe te perkohshme me afat skadimi 60 ditor qe kushton euro 5 njëlloj sikunder Beogradi detyron makinat e Kosovës që kalojnë në territorin e Serbisë.

“Denoj reagimin destabilizues te serbomadhit Vuçiç dhe heshtjen e argatit te tij ne Tirane”, shkruan ai.

Advertisements

Postimi I plotë I Berishës: Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbine.

Te dashur miq, Republika e Kosoves vendosi dje reciprocitetin me Serbine dmth makinat me targa serbe qe hyne ne Kosove detyrohen te vendosin ne targe te perkohshme me afat skadimi 60 ditor qe kushton euro 5 njelloj sikunder Beogradi detyronte makinat e Kosoves qe kalojne ne territorin e Serbise.

Pas kesaj mase reciprociteti te imponuar nga diskriminimi qe Beogradi u bente makinave me targe te Kosoves qe udhetonin ne territorin e Serbise, Serbet ne Veri te Kosoves me urdher te Beogradit reaguan me bllokimin e rrugeve te cilat i çbllokoi policia e Kosoves.

Pershendes kete mase te qeverise se Kosoves per vendosjen e reciprocitetit midis vendeve te barabarta dhe denoj reagimin destabilizues te serbomadhit Vuçiç dhe heshtjen e argatit te tij ne Tirane, Zografi bis ndaj qendrimit te padronit te tij Vuçiç. sb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ku je … kur do të vish?”/ Rrëqeth me fjalët motra e të riut shqiptar që humbi jetën në Greqi
Artikulli tjetërStudimi i fundit/ Dy doza të kësaj vaksine janë 94% efektive kundër Covid-19