Kërcënoi me jetë ambasadorin e SHBA, Gjykata merr vendimin e rëndë për shqiptarin!

Shqiptari i Kosovës Imer Gashi, është dënuar me 10 muaj burgim pasi ka pranuar se përmes telefonit ka dërguar e-mail në Ambasadën e SHBA në Kosovë, duke kanosur me vrasje ambasadorin dhe zyrtarët e tjerë.

Advertisements

E-maili në adresë të ambasadës ishte dërguar në qershor të këtij viti, ku sipas aktakuzës, Gashi kishte kërkuar nga ambasadori ndalimin e grupeve kriminale në Kosovë në të kundërtën do të ndodhte vrasja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj Gashit është shpallur të hënën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vesel Ismajli, pasi që i akuzuari deklaroi se pranon fajësinë për veprën penale “rrezikimi i personave me mbrojtje ndërkombëtare”.

Advertisements

I akuzuari Imer Gashi deklaroi se i kupton pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë dhe se ndihet thellësisht i penduar. “Pendohem jashtëzakonisht thellë për veprën penale që e kam kryer, kërkoj falje publikisht në emër timin dhe të familjes”, tha i akuzuari.

Në aktakuzë thuhet se Gashi, më 16 qershor të vitit 2021, me paramendim dhe dashje, përmes telefonit dhe emalit të tij, në adresën zyrtare të Ambasadës së SHBA në Prishtinë ka kanosur seriozisht ambasadorin dhe përfaqësuesit e kësaj ambasade.

I akuzuari shkruante se nëse ambasada nuk ndërmerrte veprime për çështjen e sigurisë në Kosovë, për parandalimin e grupeve kriminale, do ta vriste ambasadorin, i cili sipas tij, mbulon kriminelët në këtë vend.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU la për minuta të tëra e shtrirë në rrugë pas aksidentit nga kamioni, ndërron jetë gruaja në Tiranë
Artikulli tjetërI fundit/ Lajme të mira nga Kosova, ulen ndjeshëm rastet e reja dhe humbjet e jetës në vend