Mjeku Erion Dasho “shpërthen” me akuza ndaj qeverisë Rama: Ja si po veprohet me studentët në Gjermani

Mjeku shqiptar që ushtron profesionin tij në Gjermani, Erion Dasho ka folur për studimin e Akademisë së Shkencave situatën e Covid-19 në Shqipëri.

Advertisements

Gjatë një interviste me Skype në “Fax Neës”, Dasho nu k ka kursyer kritikat për qeverinë Rama dhe komitetin e ekspertëve të cilët sipas tij nuk duhet të bëjnë të detyrueshëm vaksinën për studentët.

Mjeku na ka treguar si veprohet me studentët në Gjermani të cilët nuk e kanë të detyrueshëm vaksinimin por kryejnë teste të shpejta që kushtojnë vetëm 0.5 cent. Dasho tha se qeveria nuk duhet të kishte futur vaksinën kineze e cila nuk ka transparencë dhe nuk jep besueshmëri mbi sigurinë e saj.

Advertisements

Vaksinimi i detyruar? “Unë jam kundër detyrimit për tu vaksinuar, për personat të moshës studentore pasi rreziku nga Covid është shumë i ulët. Në këto kushte të detyrosh një person që të kryejë vaksinën nuk është etike dhe nuk duhet aplikuar, pra unë i mbështes studentët që nuk duan të vaksinohen. I bëj thirrje komitetit teknik që të heqin dorë nga ky detyrim pasi gabimet dhe paaftësia e tyre nuk mbulohen me këto rrugë. Komiteti e kishte gjithë kohën që ti mbushte mendjen qytetarëve për dobinë e vaksinimit, vaksinimi ul komplikacionet këto dobi duhet të ishin sqaruar dhe mos kishim këtë resitencë. Nuk duhet të kishim futur vaksinën kinezes, e cila sot e kësaj dite nuk ka të dhëna të besueshme mbi sigurinë e saj. Pra duke imponuar qytetarët shqiptarë vaksinën kineze, prandaj kemi përfunduar në këtë situatë pasi qytetarët nuk duan që ta bëjnë.

Paaftësi ulëritëse e Ministrisë, në shkollë në gjermani nuk i kërkon të vaksinohen me detyrim por fëmijët i nënshtrohet testimit cdo dy ditë. Testimi është një masë me efektive, në Gjermani çmimi i testit të shpejtë kushton vetëm 0.5 cent. Edhe po ta blesh vetë është një shpenzim shumë i vogël, nuk ëhstë barë financiare, nëse studenti nuk dëshiron të vaksinohet në gjermani shpenzon 1.5 euro duke bërë 3 teste gjatë javës.
Muajin qershor dhe korrik ishte gabim që u hapën aeroportet që na solli varianti e ri “delta”.

Paaftësia e ministrisë për të komunikuar me qytetarin, në gjermani një pako maska është 2 euro, pra 0.2 cent është maska. Shqipëria kryen testet që kushtojnë dhjetëra euro për të fituar dhe përfituar , qytetari duhet të shërbehet falas nga testi.

Testet duhet të shiten kudo por me cmime të lira më pak se një euro. Këto janë masa që do të parandalojnë përhapjen e Covid ndoshta më mirë se vaksina. Qytetarët shqiptarë vazhdojnë te vdesin sepse shteti nuk kujdeset për shëndetin e tyre”, përfundoi Dasho.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Më premtoi se s’do ziheshin më”, djali i viktimave: Nëna iku 1 javë nga shtëpia, erdhi një ditë para ngjarjes
Artikulli tjetërSa ishte deputet nuk mori asnjë qindarkë nga rroga, Erion Piciri heq dorë dhe nga shpërblimi 25 milionë lekë: Shteti t’i përdorë për nevojtarët