Është gjetur e pajetë Gabby Petito, 22-vjeçarja amerikane e cila prej javësh u deklarua e zhdukur. Mediat vendase shkruajnë se lajmin e ka konfirmuar agjenti i FBI-së, Charles Jones, ndërsa nuk ka treguar detaje në lidhje me vd ekjen e saj.
Advertisements
Kujtojmë se vlogerja u zhduk gjatë kohës që po vizitonte Parkun Kombëtar Grand Teton me të fejuarin e saj, Brian Laundrie. Ky i fundit u deklarua i dyshuari kryesor, por për mungesë të provave, mbi të nuk rëndon asnjë akuzë. Disa ditë pas përballjes me policinë, Laundrie u zhduk.
Ndërkohë, kujtojmë se u tha se i riu u kthye në Florida bashkë me furgonin e tyre, por pa 22-vjeçaren. Ka qenë familja e saj që pas 10 ditësh ka deklaruar zhdukjen e saj.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!