Një tjetër shtet i Bashkimit Europian fut Shqipërinë në “listën e zezë”, asnjë shtetas shqiptar nuk mund të futet në vend

Suedia është vendi i radhës i Bashkimit Europian që ka vënë në zbatim rekomandimin e Komisionit për të ashpërsuar lëvizjen për shtetasit shqiptarë, për shkak të Covid.

Advertisements

Qeveria suedeze ka marrë vendimin që duke filluar nga dita e hënë, asnjë shtetas shqiptar nuk do të lejohet të hyjë në vend, përveç atyre që kanë arsye të forta, që janë kryesisht shëndetësore, ose bashkimi familjar.

Veç Shqipërisë, në këtë listë është përfshirë edhe Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Brunei dhe Japonia.

Advertisements

Komisioni Europian rekomandoi ashpërsimin e kufizimeve të lëvizjes së lirë me Shqipërinë, duke e kërkuar certifikatën e sigurisë për shtetasit shqiptarë. Certifikata e lëshuar nga autoritetet shqiptare njihet nga BE. Veç të vaksinuarve me Pfizer dhe vaksina të tjera të autorizuara nga EMA, disa vende, si Holanda, Hungaria, apo Greqia njohin edhe ato të vaksinës kineze, CoronaVac.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPatozi godet me deklaratën: As Luli nuk ka zgjedhur Amerikën dhe as kjo e fundit Bashën, por ja çfarë ka ndodhur
Artikulli tjetërGodet Antonela: Dua meshkuj mbi 40 se kanë eksperiencë seksuale, mund të më ngacmoni lirisht!