Avokati Spartak Ngjela ka parashikuar ditën e sotme se Gjykata Kushtetuese do ta shkarkojë Presidentin Ilir Meta.
Advertisements
Sipas Ngjelës, për Metën është më mirë që çështja të mos shkojë në padi penale, pasi Presidenti mund të rrezikojë t’i konfiskohet pasuria. Ai thotë se Meta erdhi me sandale kur u bë zv.kryeministër, por tashmë ka ngritur pallate, teksa shtoi se ekspertët i kanë thënë se kanë gjetur 20 miliardë dollarë në “offshore”.
Do të japë vendimin e saj Gjykata Kushtetuese për Metën?
Advertisements
Spartak Ngjela: Për mua shenjat janë që e shkarkon. Është mirë të mos shkojë në padi penale.
Si shkohet në padi penale?
Spartak Ngjela: Për shkelje të rënda kushtetuese. Me e rënda e tij është konfiskimi i pasurisë. Ia di unë, ka pallate, me sandale ka ardhur kur ka qenë zv. kryeministër. I ke parë pallatet, do ia marrin. Kështu thotë ambasadorja amerikane. Ekspertët më kanë thënë mua, që i kanë gjetur 20 mld dollarë, kure populli s’ka të haj bukë. Ata thanë do ia kthejnë popullit shqiptar, le t’ia kthejnë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!