Myrto Uzuni ka shkëlqyer në Kupë me Ferencvarosh.
Advertisements
Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti kryesor në përballjen ndaj Hatvan, që vinte nga niveli i tretë i futbollit në Hungari.
Katër golat e parë do të realizoheshin prej tij, ndërsa në minutën e 71 do të jepte asist për Gera Zalan.
Advertisements
Zlejko Gavric thelloi rezultatin në 6-0, ndërsa Uzuni shënoi në të 76 nga penalltia.
Spektakli vazhdoi në të 82 teksa pasi i rrëmbeu topin kundërshtarëve, sulmuesi shqiptar dribloi portierin dhe tundi sërish rrjetën, për herë të gjashtë në aspekt personal.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!