Ja si dukej biznesmeni italian që jetonte si rumun pasi inskenoi zhdukjen në Pukë (Foto)

Mediat italiane kanë publikuar sot fotot e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, një ditë pasi u gjet i gjallë, rreth 8 muaj pasi u raportua i zhdukur kur makina e tij u gjet e shkrumbuar në Pukë.

Advertisements

Sipas mediave italiane, biznesmeni duket se e kishte inskenuar zhdukjen e tij.

Në foto sipas mediave është biznesmeni Pecorelli i maskuar me kapuç, syze dhe maskë anti-covid, të gjitha në ngjyrë të zezë, në mënyrë që të mos njihej.

Advertisements

Ky imazh është marrë nga filmimet e kamerave të sigurisë së një ambienti ku ai është parë që qëndronte në një ishull të Italisë.

Pecorelli po fshihej në ishullin e Montecristos, ndërsa e ka zbuluar një incident me varkë, pasi motori i mjetit ishte djegur dhe një person i kishte ardhur në ndihmë biznesmenit.

Pecorelli u identifikua përmes shenjave të gishtërinjve, pasi bazuar në dokumentet e reja që kishte, rezultonte shtetas rumun.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA janë të dashur Atdhe Xharavina dhe Bora Zemani? Miqtë i zbulojnë sekretin!
Artikulli tjetërVjehrra xheloze për nusen, i riu tregon sherrin e tyre për paratë në bankë