Pasi morën pushtetin, socialistët shfaqeni luksin e tepruar në Opera! Rama, i vetmi që “thyen” protokollin me veshje sportive

Pas mbylljes së gjatë për shkak të pandemisë, e cila për fat të keq nuk ka marrë akoma fund, të shohësh njerëz të veshur bukur në evente masive, duket si një gjë gati e pazakontë.

Advertisements

Në fakt, na kanë munguar eventet e Tiranës, edhe pse akoma nuk ka siguri të shkosh në to. Por mund të ketë edhe përjashtime dhe në fakt këtë të premte që lamë pas, janë bërë disa evente.

Advertisements

Teatri Kombëtar i Operas dhe i Baletit është inaguruar mbrëmjen e 15 shtatorit, me një program të pasur artistik. Pas pesë vitesh mbylljeje për shkak të rikonstruksionit, nën sloganin “Rikonstruksioni – Hapja e TKOB”, u mbajt eventi i inaugurimit.

Në skenë u ngjitën dhe emra të mëdhenj të operistikës botërore si tenori Placido Domingo apo dhe sopranoja shqiptare Ermonela Jaho.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin emra të njohur të politikës dhe jetës publike të vendit e ekranit. Ne u fokusuam më së shumti te personazhet e politikës.

Në fakt, ata që mbizotëronin, ishin socialistët, madje qeveritarët nuk mungonin pothuajse asnjë. Të veshur superluks, ku mbizotëronte ngjyra e zezë, e cila është edhe veshja më shik për evente, ministrat dhe bashkëshortët e tyre, dukeshin si yje kinemaje.

Elisa Spiropali kishte zgjedhur një veshje të zezë që i shkonte shumë dhe kishte bërë një krehje disi më të veçantë. Ministrja bie në sy gjithmonë për elegancën e saj.

Eventi kishte detyruar edhe deputeten Mirela Kumbaro që të hiqte dorë të paktën këtë herë nga stili i saj tejet sportiv. Ajo kishte zgjedhur gjithashtu një fustan shik të zi me tantella.

Ministrja Olta Xhaçka kishte preferuar diçka më të thjeshtë, ndërkohë që në event e shoqëronte bashkëshorti i saj Artan Gaçi, dikur deputet i socialistëve.

Edhe me Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu, ishte e shoqëruar nga bashkëshorti, ku kishte zgjedhur një veshje të zezë dhe me shumë klas.

Ministrja Elva Margariti, e cila ishte më pranë eventit për shkak se është edhe ministre e Kulturës, doli për të pritur çiftin kryeministror. Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit, ishte kujdesur për një veshje jo vetëm luksoze, por edhe të veçantë.

E nëse zonja Rama dukej kaq bukur në një event klasi, bashkëshorti i saj dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ishte impenjuar për një paraqitje në nivelin e bashkëshortes apo të eventit.

Maniaku i detajeve kur vjen puna tek imazhi personal, zoti Rama ishte veshur më thjesht dhe shkujdesur se kurrë më parë. Asnjë element në veshjen e tij, nuk të jepte idenë se po shkonte në një opera.

Mbase kjo mund të ishte mënyra që ai kishte zgjedhur për të qenë ndryshe. Fundja nuk është hera e parë që e bën!

/Panoramaplus.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Ndahet nga jeta papritur ish-politikani dhe biznesmeni shqiptar
Artikulli tjetërAda e “Për’puthen” ndez debatet në rrjet, nga krahasimi me Linda Rein (fotot)