“Dëgjova krismat”, si i gjeti djali prindërit pa jetë në shtëpi, dyshimet dhe dëshmitë e para

“ABC” zbardh detaje të reja në lidhje me krimin e dyfishtë pasditen e sotme në Divjakë, ku Hekuran Rrasa vrau gruan Fëllënxë Rrasa dhe më pas veten.

Advertisements

Ka qenë djali i çiftit i cili ka dëgjuar të shtënat e armës së gjahut, kur krimi ka ndodhur. Kur ka hyrë në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit.

I tronditur, djali i çiftit ka njoftuar policinë, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, në fshatin Babunjë.

Advertisements

Burime nga policia thonë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë konflikt mes bashkëshortëve, të paktën nga dëshmitë e para të të afërmve.

Më herët nuk ka pasur nga 45-vjeçarja asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për Fëllënxa Rrasën. Deri tani dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta./ db/Abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident i rëndë, humb jetën shqiptari në Itali
Artikulli tjetërVuçiç: Turqia, superfuqi në rajon, do të na ndihmojë për raportin me shqiptarët