Mevlan Shaba, ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”.
Advertisements
Pasi zbuloi gjithcka nga jeta e tij private, nga gruaja e tij në Gjermani, e deri tek ndjenjat për Ledianën, Mevlani sqaroi dhe historinë e lekëve borxh që i ka Shqipe Hysenaj.
Moderatorja: Mevlan, kam një kërkesë. Mikesha jonë e përbashkët Shqipja, kërkon lekët që i ke borxh. I ke marr 200 euro, kur do t`ia kthesh? I ke marr lekë xhepi apo si është kjo historia e borxhit?
Advertisements
Mevlan Shaba: Dua ta sqaroj njëhere e mirë këtë histori. Nuk i kam marr lekë xhepi borxh. Ajo ka qenë pjesë e klipit tim ‘Love Story’. Që kur e dëgjoi këtë këngë për herë të parë në grim më tha se dëshironte të ishte pjesë dhe këmbëngulte. I thash që do ta paguaja njësoj me vajzën tjetër, se Shqipja nuk është më e mirë. Kur përfundoi klipi, e mora me makinë dhe e dërgova në shtëpi.
Kemi qenë poshtë pallatit të saj kur i dhash 200 euro dhe më tha: Jo, nuk të marr lekë unë ty.
Rregullohemi herë tjetër bashkë. Pastaj si duket më mori inat se thash unë publikisht qe kërkoi vetë Shqipja të ishte pjesë e klipit dhe filloi të hapi fjalë sikur i kam lekë borxh.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!