Me dorën mbi Kushtetutë, Edi Rama betohet si kryeministër para Presidentit Ilir Meta! (Pamje)

“Anëtarët e Këshillit të Ministrave u betuan sot para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, sipas procedurës kushtetuese.

Advertisements

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri Sh.T.Z Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Advertisements

Gjatë kësaj ceremonie solemne ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Sh.S.Znj. Lindita Nikolla dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParalajmërimi i fortë i Ramës për ministrat: S’ka më fluturime bussiness clas, gratë e ministrave jo më në sallën VIP
Artikulli tjetërLajm i mirë/ Kryeministri Rama komunikon vendimin që ka marrë për fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga COVID-19