Babai i studentes 22-vjeçare, Euxhena Jorgji që ndërroi jetë për shkak të Covid-19 ka kujtuar vajzën e tij në një ceremoni në përkujtim të saj dhe dy pedagogeve të Fakultetit të Ekonomisë, Vjollca Karapici dhe Irena Bogdani që humbën betejën me virusin.
Advertisements
Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë, Euxhena u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Babai i saj tregon se zgjodhi këtë degë duke u konsultuar me pedagogët dhe deri ditën e fundit të jetës, mbante librin poshtë jastëkut.
Me lot në sy, ai tha se kanë kaluar 6 muaj nga largimi i Euxhenës, por ende është e vështirë të përshkruash botën e madhe që kishte.
Advertisements
“Euxhenën, një pjesë e mirë e personelit e njohin. Ajo ishte një vajzë që deri ditën e fundit të jetës së saj mbajti poshtë jastëkut librin. Sic tha profesori, mori një degë, por unë në fillim i thashë vazhdo me Financë Kontabilitet. Jo babi tha, është një degë e re, madje ma kanë rekomanduar dhe profesorët me emër këtu sepse kishte bashkëpunim shumë të ngushtë me profesorët që i jepnin mësim.
Sa herë në familjen tonë shikonin emisionet kur dilnin pedagogët e Fakultetit Ekonomik dhe vetë Euxhena që ishte studente, e ndiqnim me pasionin më të madh. Ende vazhdojmë të ndjekim të gjithë profesorët që dalin të debatojnë sepse në asnjë rrethanë, kujtimet e pasionin e Euxhenës nuk e harrojmë. Pavarësisht se kanë kaluar 6 muaj, por të flasësh për Euxhenën është e vështirë të përshkruash atë botë të madhe që kishte ajo, dashurinë që kishte për ne të gjithë, për shoqet, për miqtë, shokët dhe profesorët”, tha i ati.
Ditën e sotme, në oborrin e Fakultetit nga Hyrja e Re do të mbillen tri pemë ulliri në kujtim të pedagogëve dhe studentes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!