Grabitja e një banke në qendër të Athinës ditën e djeshme vazhdon të jetë në qendër të vëmëndjes dhe sot nga mediat greke.
Advertisements
Prothema.gr i ka kushtuar një artikulll kësaj grabitje duke publikuar foto dhe dokumente dhe mënyrën sesi vepruan dy grabitësit.
Advertisements
Siç shihet në foto dy grabitësit të cilët mbanin maska kirugjikale në zbatim të rregullave anti-covid hynë në bankë si klientë të zakonshëm derisa arritën në arkë.
Grabitësi i parë mbante me vete një çantë shpine, kishte syze dielli në kokë kur iu afrua arkëtarit.
Ai largohet për disa sekonda dhe zëvëndësohet nga grabitësi i dytë i cili mbante një kapele dhe maskën e tij kirugjikale.
Ai nxjerr pistoletën e tij nga çanta dhe e drejton drejt punonjësit të cilit i kërkon t’i japë paratë që ka në dispozicion.
Arkëtari i jep kartëmonedhat dhe më pas grabitësi i dytë shfaqet duke mbajtur një kallashnikov në duar.
Ata i vendosin pararë në çanta dhe në xhepat e tyre dhe më pas largohen shkruan Prothema.gr.
Policia helene po shqyrton mundësinë e një personi të tretë të përfshirë në grabitje, dikush që luante rolin e ‘syrit’ dhe qëndronte jashtë degës.
I dyshuari kryesor, sërish sipas Prothema.gr është me një precedent të rëndë penal, i dënuar për grabitje policia e konsideron si person të rrezikshëm, i cili di të lëvizë ilegalisht dhe nuk do të dorëzohet pa kundërshtuar nëse përballet me policinë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!