“Ka të drejtë tjetri të marrë hak”/ Flet babai i autorit që i mori jetën 23-vjeçares: Ata duheshin, vajza i thoshte që…

Bashkim Metaj, babai i Elton Metaj, i cili ekze kutoi me ar më zja rri ish bashkëshorten e tij në banesën e kësaj të fundit, ka folur në një intervistë eksk luzive për ‘Shqipëria Live’ në Top Channel.

Advertisements

Ai shpreh ngushëllimet dhe ndan dhimbjen me familjarët e vi ktimës, duke thënë: “I përcjell ngushëllimet familjes së Sabrinës, zëre se u nda nga jeta vajza jonë, sepse e rritëm vet. Na ka lënë një dhembshuri të madhe në zemër”.

Gjykata me një vendim të gjyqtarit Piro Sota, kishte vendosur më 1 mars 2021 caktimin si masë mjekësore ndaj Elton Metaj Bengaj, atë të ‘mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor’, bazuar mbi një ekspertizë nga mjekë të Institutit Ligjor, duke e liruar kështu vr asësin e 23-vjeçares. Baba i Eltonit thotë për ‘Shqipëria Live’ se djali i tij mund ta ketë kryer aktin e rëndë duke qenë në gjendje të de hur, duke shtuar se djali në shtëpi sillej normalisht.

Advertisements

Bashkim Metaj thotë se edhe pse të ndarë prej një viti, dyshja mbanin kontakte edhe pas daljes së djalit të tij nga bu rgu.

“Djali më 28 korrik doli nga bu rgu. Nuk kisha mundësi ekonomike jo mo të merrem me avokatët e prokurorinë. Në shtëpi ai ishte mirë. Atë veprim e bëri edhe nga alk oli. Kishte një ngacmim nga ana e familjes së tij. Vajza e donte atë, ata kishin lidhje edhe kur doli nga bu rgu djali. Ajo i thoshte të ikë babi në Itali dhe e ndreqim muhabetin”, u shpreh Bashkim Metaj.

I pyetur nëse i fri kësohet një hakmarrje të mundshme, babai i 31-vjeçarit tha: “Çfarë nuk pret, se gj aknxehtësia është, ka një farë të drejte tjetri të marrë hak”.

“Ai më tha mua babi do më falësh se e bëra këtë veprim. Tani më ka ikur edhe djali nga jeta edhe Sabrina. Ai të vuajë sa i takon dënimin. Për mua kanë ikur nga jeta të dy”, shton ai më tej.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Covid bën ‘namin’ në Kosovë, ja sa raste të reja dhe vdekje u regjistruan në 24 orë
Artikulli tjetërNgau makinën për 60 kilometra kundravajtje në autostradë, policia e ndalon më në fund!