Sabrina Bengaj është qëlluar me 7 plumba pas shpine nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj.
Advertisements
31-vjeçari hyri me kallashnikov brenda ambienteve të banesës së saj, në momentin kur në shtëpi nuk ndodhej asnjë burrë, dhe u drejtoi armën grave të kësaj familje, madje edhe kunatës shtatzënë të Sabrina Begajt, e cila solli sot në jetë fëmijën.
Advertisements
Për të shmangur një tragjedi, 23-vjeçarja i kërkoi ish-bashkëshortit që të të mos merrej me familjaret e saj pasi ishte një çështje midis tyre.
Pasi i kërkoi Elton Metaj të flisnin jashtë, është nisur drejt oborrit, por ky i fundit e ka qëlluar me kallashnikov mbas shpine duke i marrë jetën.
“News 24” raporton se viktima mori 7 plumba, ndërsa autori zbrazi të gjithë karikatorin duke qëlluar në ajër, e më pas u largua.
Ndërsa shenjat e plumbave janë ende të dukshme në korridorin e banesës, edhe tre ditë pas ngjarjes tragjike.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!