Piloti bëri ulje emergjente në pyll, humbin jetën 4 persona

Një tragjedi ka ndodhur në siberinë juglindore. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një avion është detyruar që të bëjë një ulje emergjente në pyll, por ky veprim ka rezultuar fatal. Mësohet se për pasojë kanë ndërruar jetë 4 persona, nga 14 që ishin në bord.

Advertisements

Sipas raportimit të mediave ndërkombëtare, 2 nga viktimat ishin anëtarë të ekuipazhit. Mësohet se avioni ishte nisur nga Irkutsk dhe u rrëzua 4 kilometra nga destinacioni i tij, në fshati Kazatsinkoye. Ndërsa shkak dyshohet se është bërë dëmtimi mekanik që kishte avionic, duke detyruar pilotin që të bëjë këtë ulje të rrezikshme.

Mësohet se pas kërkimit në vendin e ngjarjes, 11 nga pasagjerët ishin bllokuar në rrënojat, por ishin gjallë. Ekipet e emergjencën ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të nxjerrë personat e plagosur nga rrënojat.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI vrau të bijën, reagon ashpër babai i Sabrina Bengajt për ish-dhëndrin: Erdhi si mi në shtëpi kur nuk kishte burra
Artikulli tjetërAngela Merkel në Ballkanin Perëndimor, pse përzgjodhi Beogradin dhe Tiranën për vizitë lamtumire?