Kthehen vizat?/ Belgjika kërkon leje të posaçme për shqiptarët

Një numër shqiptarësh që kërkonin të udhëtonin drejt Belgjikës janë kthyer mbrapsht këtë të diel në aeroportin e Rinasit.

Advertisements

Shkak është bërë një urdhër i lëshuar nga ministria e brendshme belge se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt këtij vendi duhet të pajisen me një leje e posaçme e cila duhet të lëshohet nga ambasada e Belgjikës me seli në Sofje të Bullgarisë.

Altin Kuqi, njëri prej qytetarëve tha se kjo kërkesë ‘last minute’ ka shkaktuar rritim te shumë nga pasagjerët. Sipas tij, ky kufizim i lëvizjes jashtë vendin duket si një rikthim i vizave pasi ai shton se edhe në vendin e kontrollit të pasaportave ka pasur policë europiane.

Advertisements

Deri tani nuk ka asnjë lajmërim apo sqarim nga autoritetet shqiptare në lidhje me këtë problem./Lapsia.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohet konkurrenti i dytë që do të marrë pjesë në ‘Big Brother Vip’
Artikulli tjetërEkzekutim në mes të Napolit, “Camorra” vret 35-vjeçarin pak metra larg shtëpisë së tij