Dalin të tjera detaje/ Vrasja e 23-vjeçares në Fier, kush është gjyqtari që liroi Elton Metajn

Elton Bengaj Metaj dhe Sabrina Bengaj ishin ndarë prej gati një viti dhe deri në 14 tetor të këtij viti, 23-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Fierit, e megjithatë ish-bashkëshorti i saj nuk ka dashur t’ia dijë duke i marrë jetën në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes.

Advertisements

Mesohet se çifti kanë bërë zgjidhjen e martesës dhe ka pasur urdhër mbrojtje nga 14.10.2020, deri në datën 14.10.2021. Zgjidhjen e martesës dhe urdhrin e mbrojtjes e ka pasur si çështje gjyqtari Alfred Konomi.

Gjykata me një vendim të gjyqtarit Piro Sota, kishte vendosur më 1 mars 2021 caktimin si masë mjekësore ndaj Elton Metaj Bengaj, atë të ‘mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor’.

Advertisements

Po kështu, kishte vendosur dhe pushimin e çështjes penale të 21.09.2020 për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa më 26 korrik 2021, po Gjykatësi Piro Sota ka vendosur zëvendësimin e masës mjekësore ndaj Metaj, nga “mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” në masën mjekësore “mjekim i detyruar ambulator” nën kujdesin e babait të tij Bashkim Meta.

Një herë në muaj, sipas vendimit, 31-vjeçari duhet të paraqitej pranë mjekut neuro-psikiatër në Poliklinikën e Specialiteteve Fier.

Po edhe këto masa dhe vendime gjykatash nuk mundën të parandalonin krimin e rëndë në Fier që i mori jetën një nëne të re, të një vajze 3-vjeçare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas tre vitesh e shpallur “e zhdukur” nga ekrani, rikthehet Cubi Metka në krah të Jul Dedës! Ç’ndodhi me aktoren që nuk bëhej e gjallë
Artikulli tjetër“Edhe sa të tjera?”/ Gazetarja e njohur reagon për vrasjen e 23-vjeçares nga ish-bashkëshorti: A mund t’i mësojmë këta palo burra injorantë…