Dritat misterioze bëjnë ‘natën ditë’ në Meksikë, ekspertët: Ndodhi për shkak të… (VIDEO)

Disa drita blu në momentin që Meksika u trondit nga tërmeti i fuqishëm prej 7 ballësh është bërë virale në rrjet duke krijuar panik tek qytetarët.

Advertisements

Sidoqoftë, ekspertët thonë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Fizikani i Universitetit Rutgers, Troy Shinbrot, shpjegoi se “nëse do të ndodhte, apokalipsi do të kishte ndodhur një mijë vjet më parë kur kjo u zbulua për herë të parë”, pasi pamja interesante është regjistruar historikisht dhe ndodh “rregullisht”.

Disa shkencëtarë besojnë se shpërthimi i dritës, ose shkëlqimi, është shkaktuar nga fërkimi i shkëmbit pranë kores së Tokës, që lëshon energji në atmosferë. Blici i dritës prodhohet pranë sipërfaqes së planetit.

Advertisements

Tërmeti 7 ballë goditi qytetin e Acapulco të mërkurën, duke lënë të vdekur një person; ndërsa shkaktoi dëmtimin e ndërtesave, gjithashtu rrëshqitje dheu që mbulonin një autostradë kryesore. Banorët dolën jashtë objekteve mirëpo u tronditën kur panë dritat blu, të cilat u shfaqën në qiell.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZjarri i mori jetën motrës dhe mbesës/ Rrëfimi rrënqethës i të afërmit të dy viktimave në tragjedinë e spitalit të Tetovës
Artikulli tjetër“Nuk e nxjerr dot nga mendja”/ Pasi zbuloi se e tradhtonte, 26-vjeçari kërkon që ish-partnerja e tij të…