Qeveria vendos masa të reja kufizuese/ Ulet çmimi i testit të shpejtë, ja çfarë ndryshon duke nisur nga e hëna

Prej 13 shtatorit në Greqi futen masa të reja për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Advertisements

Qeveria greke ka marrë vendimin që të ulë deri në 10 euro çmimin e testeve të shpejta duke u përgatitur për sezonin vjeshtë-dimër.

Siç raportojnë mediat vendase, për herë të parë pas 18 muajsh pandemi kush do të jetë i pavaksinuar do të detyrohet të bëjë testin e shpejtë që të futet në: Shkolla, administratë, bar-kafe, palestrat, stadiumet restorante apo ambiente të tjera të tjera argëtimi të mbyllura.

Advertisements

Autoritetet bëjnë me dije që nga dita e hënë në Greqi do të ndryshojnë rregullat pasi personat që janë të pavaksinuar nuk do të lejohet në ambientet e brendshme pa kryer testin e shpejta.

Vlen të kujtojmë që testet e shpejta dikur kushtonin 40 Euro, ndërsa tashmë qeveria ka marrë vendimin për të vendosur çmimin tavan 10 Euro për të kryer teste masive që të frenohet përhapja e virusit famëkeq.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe shpejtësi dhe ‘tapë’ në timon/ Rrugorja ndëshkon ‘pilotët’ shqiptar, pezullohen 46 leje drejtimi dhe arrestohen 8 drejtues mjetesh (VIDEO)
Artikulli tjetër‘Trazoi’ ujrat që në startin e emisionit, konkurrenti i Përputhen 3 ‘kapet mat’ me një vajzë (VIDEO)