Profesori dhe inxhinieri Arben Meçe deklaroi se vendimi për përjashtim e Berishës e ka rikthyer fuqishëm në politikë ish-kryeministrin, duke paralajmëruar se Berisha do të tentojë të marrë sërish drejtimin e PD-së.
Advertisements
“Aktualisht asnjë nga themeluesit e PD-së nuk është i pranishëm. Vendimi i sotëm për përjashtimin nga grupi i PD-së e ka rikthyer fuqishëm në politikë Berishën, prandaj duhet të ndalojmë që të rikthehet kasta apo sekti i tij”, tha Meçe, një nga themeluesit e PD-së në “Breaking”.
Ndërsa Roland Bejko shprehet se kushdo që do të ishte në krye të PD-së do të merrte një vendim të ngjashëm, duke përjashtuar Berishën, pasi një gjë të tillë e kërkoi SHBA dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!