Edi Paloka, Dritan Shehi dhe Flamur Noka kanë marrë vendimin e jetës së tyre sot duke hyrë në Kuvend në krah të Sali Berishës dhe jo të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe grupit parlamentar të kësaj partie.
Advertisements
Tre deputetët e vjetër të kësaj partie e kanë marrë këtë vendim brenda disa orësh që nga orët e natës së mbrëmshme kur Lulzim Basha vendosi të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar demokrat nën presionin e SHBA-ve që e kanë shpallur “N on G rata”.
Ardhja e tyre në Kuvend u shoqërua me brohorima militantësh demokratë të cilët treguan hapur se nuk pajtohen me vendimin e kryedemokratit. Dita e sotme shënoi dhe nisjen e një kryengritjeje anti-Basha brenda partisë më të madhe opozitare në vend.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!