“E kanë kërcënuar”/ Reagon Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së: Më mirë të jepte dorëheqjen e tij se sa të…

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi Lulzim Basha vendosi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Advertisements

Basha Berisha

“Vendimi është një vendim jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Natyrisht një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë dhe të një shoqërie të lirë nuk mund ta marrë. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur, por pavarësisht nga presioni mendoj se disa herë më parë do të konsideronte dorëheqjen e tij se sa të dorëzonte sovranitetin e PD-së.

Advertisements

Se PD është një institucion i sovranitetit të vendit. Me njoftimin që shpalli z.Basha dëshmoi se, bëri atë që nuk e bëri Ilirjan Celibashi, vendosi të dorëzojë sovranitetin faktikisht të asgjësojë PD-në si parti sovrane për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të lobimit korruptiv të Ramës edhe Sorosit. Jam i sigurt që Bashën e kanë kërcënuar me sanksione”, tha Berisha në “Çim Peka Live”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, Basha: Vendimi më i vështirë për mua (VIDEO)
Artikulli tjetërMamaja e tij ia kërkoi për nuse, tani Atdheu nuk i ndahet më Bora Zemanit (FOTO)