Armando Broja mes yjeve të Evropës për 11-shen më të mirë të javës, në ndeshjet kualifikuese të ‘Katar 2022’

TIRANA, ALBANIA - MARCH 28: Armando Broja of Albania looks on during the FIFA World Cup 2022 Qatar qualifying match between Albania and England at the Qemal Stafa Stadium on March 28, 2021 in Tirana, Albania. Sporting stadiums around Europe remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Mattia Ozbot/Getty Images)

Pas Berat Gjimshitit në ndeshjen ndaj Hungarisë, tani specialistët europianë përfshijnë një tjetër lojtar Shqiptar në “skuadrën” e radhës

Advertisements

Nesër ai ka ditëlindjen, mbush 20 vjeç. Su lmuesi i kuqezinjve të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, pasi ka shënuar në ndeshjen ndaj Hungarisë, më 5 shtator, gjë që e përsëriti edhe më 8 shtator, në takimin ndaj San Marinos, sot është përballuar me një tjetër lajm të gëzuar për të.

Sulmuesi Armando Broja, pjesë e Chelsea por që këtë sezon ka kaluar si i huazuar te Southempton, është bërë pjesë e “skuadrës” më të mirë për ndeshjet e raundit të gjashtë eliminator të botërorit “Katar 2022”, për zonën e Europës.

Advertisements

Faqja sportive “SofaScore”, në formacionin e ndërtuar nga specialistët e saj, ka vlerësuar sulmuesin e ri shqiptar Armando Broja me notën 9.3, duke e përfshirë atë në repartin e sulmit përkrah norvegjezit Erling Haaland dhe holandezit Memphis Depay.

Nëse, në ndeshjen e mëparshme kundër Hungarisë, në këtë “skuadër” ishte përfshirë mbrojtësi Berat Gjimshiti, tani në ndeshjen e turit të gjashtë, ndaj San Marinos, specialistët europianë përfshijnë në 11-shin simbolik një tjetër lojtar shqiptar, sulmuesin Armando Broja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI riu humbi jetën nga flakët në Tetovë, rrëfehet në pikëllim i ati: La fëmijët jetimë (VIDEO)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Makina përmbyset në mes të rrugës, të mbijetuarit nxirren anash për ndihmën e parë (VIDEO)