Një çift bashkëshortësh në Himarë, pronarë të një subjekti janë proceduar penalisht dhe gjobitur me 1 mln lekë pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar.
Advertisements
Po ashtu ata kundërshtuan mbylljen e muzikës duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.
“Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në Himarë, i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, shtetasit:
Advertisements
A. G, dhe M. G, bashkëpronar të subjektit, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;
Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve”, thotë policia.
Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!