Një çift të moshuarish kanë ndërruar jetë në Greqi, pas infektimit me Covid-19. Ata ishin mësues të dalë në pension tashmë, të cilët vdiqën në Spitalin e Përgjithshëm në Larisa.
Advertisements
Burri 83 vjeç dhe gruaja 78 vjeç ishin shtruar prej ditësh në spital, ku po merrnin trajtimin kundër koronavirusit.
Ndërkohë djali i familjes, 51 vjeç ndodhet i intubuar pas përkeqësimit të shëndetit. Sipas informacioneve të dy prindërit dhe djali i tyre nuk ishin vaksinuar kundër Covid-19.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!