Një vjedhje “sy për sy” ka ndodhur në një argjendari në Gjirokastër. Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet momenti kur një person futet si klient për të blerë dhe vjedh një byzylyk floriri.
Advertisements
Me qetësi ai merr byzylykun nga kutia dhe e fut në xhep. Kamerat e sigurisë në argjendari kanë filmuar të gjithë skenën dhe pamja e autorit është e qartë.
Pasi merr byzylykun e kushtueshëm, hajduti largohet i qetë nga dyqani. Ndërkohë, pronarët kanë bërë denoncim në polici për vjedhjen. g.v/abcnews.al
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!