Moti bën kthesën e madhe, ja si pritet të jetë dita nesër

Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Për këtë arsye edhe për ditën e nesërme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

Advertisements

Në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit, në momentin e zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi 1-4m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 8m/s.

Advertisements

Temperaturat parashikohen:

– zonat malore 12°C deri në 24°C;

– zonat e ulëta 13°C deri në 28°C;

– zonat bregdetare 16°C deri në 26°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar(EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërE fundit/ Momenti kur nxirren trupat e dy fëmijëve që vdiqën nga zja rri në Gjakovë