Merret vendimi drastik për 28-vjeçarin, i cili shpërndau koronavirusin anë e mbanë

Një vietnamez është dënuar me pesë vite bu rgim për shkelje të rregullave të pandemisë dhe përhapje të koronavirusit.

Advertisements

Sipas gjykatës, Le Van Tri është shpallur fajtor për “transmetim të sëmundjes së rrezikshme infektuese” te tetë persona, një prej të cilëve është thënë të ketë vd ekur.

Në fillim të muajit korrik, Tri, 28-vjeçar, është raportuar të ketë udhëtuar me motoçikletë nga qyteti Ho Chi Minh në provincën Ca Mau.

Advertisements

Në Ca Mau, ai është thënë të ketë gënjyer në deklaratën e tij shëndetësore, në të cilën i është kërkuar të tregojë historinë e udhëtimeve, si dhe nuk ka respektuar rregullat e izolimit.

Atë periudhë, autoritetet lokale, e kanë bërë të detyrueshme që secili person që udhëton jashtë provincës Ca Mau, të vetizolohet për 21 ditë.Tri më pas ka dalë pozitiv në kor onavirus dhe është kuptuar se ka bartur koronavirusin te anëtarët e familjes së tij, si dhe te stafi i një qendre që e ka vizituar.

Përveç dënimit me bu rgim, ai është gjobitur edhe me 880 dollarë.Deri vonë, Vietnami është parë si vend që ka kufizuar me sukses përhapjen e koronavirusit, shkruan REL.

Megjithatë, numri i të infektuarve është rritur nga muaji qershor, dhe varianti Delta është konsideruar fajtor për këtë situatë.Ky shtet është përballur me më shumë se 530,000 raste të infektimit dhe mbi 13,300 viktima, shumica prej të cilave janë regjistruar muajt e fundit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSkandali me vaksinat/ 50 mijë lekë të vjetra për një ‘Pfizer’ në qendrën shëndetësore (biseda e plotë)
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e mërkurë, 8 shtator 2021