“Largohu se ka bomba”/ Shpërthim i fuqishëm në Vlorë teksa banori paralajmëronte gazetarin (Video)

Teksa në Vlorë, në fshatin Panaja, banorët po përballen me zjarret , një tjetër rrezik që u pa në kamera i kanos ata.

Advertisements

Ndërsa gazetari i Top Channel pyeste një banor të zonës për zjarret, ai e paralajmëron të rri larg pasi në ferra ka bomba, dhe pa e mbaruar ai fjalinë, dëgjohet të plase një bombë. “Mos rri afër se këto ferrat kanë bomba, nga ato të 1997, më kanë plasur mua (në sfond shihet të plasë një e tillë). Ja e dëgjove tani, shpërtheu”, tha ai.

Ndërkohë me qindra rrënjë ullinjsh po digjen në Panaja të Vlorës, ndërsa zjarri i ndihmuar dhe nga era po përparon duke djegur çdo gjë që gjen. Flakët kanë dalë në rrugë, duke bllokuar aksin Vlorë-Fier. Edhe pse kanë kaluar rreth 2 orë në luftë me flakët, vatrat ende janë të fuqishme. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMeri jep super lajme për këto shenja horoskopi: Punë e re, njohje e re
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ Tërmeti shkund Turqinë, ku ishte epiqendra