Do udhëtoni drejt Gjermanisë? Aeroporti “Nënë Tereza” jep njoftimin e rëndësishëm

Aeroporti i “Nënë Terezës” ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Advertisements

Në njoftim thuhet se ata që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me: Pasaporten vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Digital PLF Passenger Locator Form: einreiseanmeldung.de

Në rast se nuk jeni të pajisur me çertifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresen e shkruar në PLF.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë

Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me:

1. Pasaporten vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

2. Digital PLF Passenger Locator Form: einreiseanmeldung.de

Në rast se nuk jeni të pajisur me çertifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresen e shkruar në PLF.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Tirana International Airport

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Bie nga lartësia ku ishte duke punuar, humb jetën punëtori në Kavajë
Artikulli tjetërHapet çanta e dyshimtë tek “rruga e Berishës”, çfarë u gjend brenda saj