MREKULLIA ndodh/ Fëmija 3 vjeç gjendet pas 4 ditësh në pyll, pinte ujë në përrua (Video)

Një fëmijë 3 vjeç, i cili kishte humbur prej 4 ditësh në Australi është gjetur këtë të hënë nga autoritetet. Anthony “AJ” Elfalak u pikas nga helikopterët e policisë, duke pirë ujë nga një përrua pranë shtëpisë tij.

Advertisements

Djali i vogël, i cili ka autizëm dhe nuk flet, ishte parë për herë të fundit në shtëpi të premten. Familja e tij kishte frikë se ai ishte rrëmbyer.

Autoritetet thanë se i mituri kishte pësuar disa gërvishtje në këmbët e tij dhe kishte rroba të lagura, por ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Advertisements

Babai i tij e quajti ngjarjen një “mrekulli”. Më shumë se 100 oficerë dhe vullnetarë kaluan ditë duke kërkuar në shkurre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBerisha paralajmëron Ramën për mandatin e tretë: Të pres ai ç’a do t’i bëjë unë, ai është një…
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 7 shtator 2021