Fjorela Peto e “Përputhen” shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë dhe pak ditë më parë është publikuar edhe një foto e Fjorelës në të cilën vihet re barku i rrumbullakosur.
Advertisements
Së fundmi, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se para dy javësh çifti zbuloi gjininë e fëmijës dhe së shpejti ata do të bekohen me një vajzë, madje kanë zgjedhur dhe emrin e saj, Evita.
Fjorela po planifikon që të jetojë me partnerin në Belgjikë pasi të celebrohen bashkë. Sipas burimeve, procesi i marrjes së lejes së qëndrimit në Bruksel po ecën mirë për Fjorelën pas celebrimit me partnerin e saj dhe në fund të tetorit do të shpërngulet përfundimisht atje.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!