Heroi i kuqezinjve ndaj Hungarisë, Armando Broja shpërthen në lot pas ndeshjes (Video)

Shqipëria mori një fitore të çmuar1-0 përballë Hungarisë e cila mban gjallë shpresat e kuqezinjve për një vend në Botërorin “Katar 2022”.

Advertisements

Goli i fitores u shënua nga sulmuesi Armando Broja në minutën e 87-të të takimit duke çuar në delir zemrat e tifozëve kuqezi.

Por ky ishte dhe një gol historik, pasi është goli i pari që Shqipëria i shënon Hungarisë në një përballje midis tyre, i cili do të mbajë firmën e sulmuesit Armando Broja.

Advertisements

Pas ndeshjes, 19-vjeçari shpërtheu në lot ku pas tij shkuan të gjithë lojtarët e Shqipërisë duke e përkrahur.

Janë lot gëzimi këto, për një supersulmues që Shqipëria do të ketë në sulm në të ardhmen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas golit kundër Hungarisë, Broja: Edhe kur nuk të fut trajneri nuk duhet të bëhesh me nerva. A më vlerëson Reja? Nuk di çfarë të them
Artikulli tjetër“Qëndrojmë në hotel për një natë ose përndryshe…”, 19-vjeçarja kërcënon të miturën! Nis hetimi penal nga policia e Tiranës për …