Këngëtarja shqiptare tmerrohet nga akuzat e ndjekëses: Mos gënje, nuk e ke bërë vaksinën

Këngëtarja Mihrije Braha është vaksinuar së fundmi dhe ka publikuar në rrejte sociale një video gjatë procesit. Mirëpo, një ndër ndjekësit e saj e ka quajtur haptazi gënjeshtare.

Advertisements

Sipas saj, Mihrija nuk e ka bërë vaksinën dhe po tallet me popullin.

Advertisements

“Zonjë e nderuar mos e gënje popullin se e ke moshën që nuk të falet. Ti hiç se ke bërë, veçse paske paguar para me gjet infermiere për të bërë gjoja është duke e bërë. As maskën s’ka ditur ta mbaj, asnjë vaksinë nuk bëhet në atë mënyrë. Prandaj mos bëj video kot, sepse po jep një shembull të keq. Me gjithë respektin për ty, por nuk të falet ty të tallesh”, ka shkruar ndjekësja.

Ndërkohë këngëtarja nuk e ka pritur mirë mesazhin e saj dhe është shprehur e tmerruar nga këto fjalë.

“E nderuar as nuk ka gënjyer, as nuk jam tallur e aq më tepër me më shku mendja me pagu dikë me bo ksi gjërash që po besoj veç ti i mendon kështu. Tmerruese është kjo çfarë ti mendon, unë e kam marrë dhe dozën e dytë para 10 ditëve, këto video e kam bo veç për veti jo për ta publiku… dje u mërzita shumë kur i pash lajmet dhe se po vdesin vetëm ata të pavaksinuarit e këtë video pas 10 ditësh ndava me ndjekësit e mi dhe për ata që ende janë me dilema. Vaksinën e kam marrë dhe nuk kam pas as edhe një problem e ju vendosni vetë për veten tuaj. Zoti ju ruajt kudo që të jeni në këtë kohë të vështirë të pandemisë”, i është përgjigjur Mihrija.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPo vjen stuhia, orët që do të godasë moti i keq në Shqipëri
Artikulli tjetërZbulohen shumat e çmendura që marrin këngëtarët shqiptarë për një koncert. Fillon nga 3000 euro dhe arrin deri në 12.000 euro