890 raste të reja dhe COVID-19 dhe 24 humbje jete. Ky është bilanci për të dhënat e situatës pandemike për 24 orët e fundit në Kosovë.
Advertisements
Janë shëruar 1.712 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 123.852 që nga fillimi i epidemisë.
Njotimi i plotë i MSH:
Advertisements
05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
-Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.
-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.
-Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
-Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.
-Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.
-Në total numri i rasteve aktive është 26.688.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!