Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me shpërthimin e raportuar në një pallat pranë zonës së Alliasit në Tiranë. Në njoftimin e policisë thuhet se ka qenë një prej banorëve që ka telefonuar blutë, dhe pas verifikimeve të këtyre të fundit është evidentuar një kapsollë që ka shpërthyer në sheshpushimin e katit të dytë, nga e cila nuk ka pasur as dëme materiale.
Advertisements
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga policia e Tiranës, kapsolla është e shpër thyer, dhe po vijojnë verifikimet për rastin në fjalë.
Advertisements
Fillimisht raportimet flisnin për një shpërthim me tr itol, për shkak të zhurmës së madhe që kishin dëgjuar banorët e pallatit, por fatmirësisht nuk kemi të bëjmë në pamje të parë me një ngjarje me natyrë kr iminale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.09.2021, rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B., i cili deklaron se rreth orës 03:00, ka dëgjuar një zhurmë në sheshpushim e pallatit në rrugën “Njazi Meka”
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv), pa shkaktuar asnjë dëm material.
Vijojnë veprimet e metejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!