Lajmi fundit/ I përmbyset varka ndërkohë që po peshkonte, zhduket 45-vjeçari (EMRI)

Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur në liqenin e Prespës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Stavri Vasilovski, 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Advertisements

Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk përbën më rrezik…”/ Këto janë 3 shtetet europiane që e konsiderojnë të mbyllur betejën me Covid-19
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Zgjohet në kaos Tirana, shpërthim tritoli në katin e dytë të pallatit (pamje)