” Zhytem çdo ditë në thellësinë e syve të tu…”/ Sinan Hoxha feston ditëlindjen, urimi më i bukur vjen nga gruaja e tij

Sinan Hoxha është një ndër artistët më të dashur për puplikun shqiptarë. Për të sot është një ditë e veçantë pasi feston ditëlindjen.

Advertisements

Nuk kishte sesi në një ditë kaq të veçantë për këngëtarin të mungonin dhe urimet e shumta për ditëlindjen. Por Sinani urimin më të bukur e mori nga bashkëshortja e tij, Andrra Destani.

Ajo ka potuar në “Instagramin” e saj disa foto nga momentet që kanë kaluar sëbashku, teksa me fjalë të ndjera i uron ditëlindjen njeriut të zemrës.

Advertisements

“Zhytem cdo dite ne thellesine e syve te tu, perhumbem teksa lexoj dashurine e jetes ne to! Ditet e mia, prej se te kam pare, njohin vetem trajektoren e lumturise. Kam privilegjin, te gezoj familjen qe me fale, strehen tone te dashurise qe na ngroh zemrat nen bekimin e dy engjejve tane. Te dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, te dua cdo cast e me shume, ne cdo frymemarrje, ne cdo perkedhelje, ne cdo puthje…❤️ Gezuar ditelindjen, festa ime e jetes!” shkruan ajo në postim.

Kujtojmë që Andrra dhe Sinani janë prej disa vitesh të martuar dhe kanë dy fëmijë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJu njohim me Këmbimin Valutor, 5 shtator 2021
Artikulli tjetër“Nuk përbën më rrezik…”/ Këto janë 3 shtetet europiane që e konsiderojnë të mbyllur betejën me Covid-19