Muzika në zi/ Sëmundja i merr jetën kantautorit të njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Një lajm i hidhur ka ardhur sot për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në mushkëri në moshën 72-vjeçare kantautori i njohur shqiptar, Riza Dolaku.

Advertisements

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’, miku dhe bashkëpunëtori i të ndjerit, kompozitori Afrim Macula.

“Na iku ky njeri i dashur, i veçantë dhe i madh për nga natyra muzikore. Riza përcillet sot në ora 13:00 në banesën e tij të fundit, në varrezat e kryeqytetit, në Prishtinë”, u shpreh Macula në ‘RADIO 1’.

Advertisements

Riza Dolaku është autor këngësh të njohura. Ai ishte kompozitor që studioi në Akademinë e Muzikës në Beograd. Filloi shkollën e mesme muzikore në Prizren dhe e përfundoi në Prishtinë.

Riza Dolaku mori pjesë në festivale të ndryshme si: “Akordet e Kosoves”, “Zambaku i Prizrenit, Nota Fest etj.

I ndjeri, ishte gjithashtu një pianist dhe pjesë e jurisë në festivalin “Shon Fest 2000”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLuana Vjollca prezanton projektin e ri, por jo në Top Channel, ja ku
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh? Robert Berisha ia thotë publikisht Albana Osmanit: Nga sot e tutje…