Ditën e djeshme 25-vjeçarja në Vlorë ra nga anija turistike “Liburna”, ku fatkeqësisht humbi jetën. E reja, e cila dyshohet të jetë me origjinë italiane pësoi dëm time të rë nda që nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Advertisements
Anija turistike operonte linjën Vlorë-Sazan-Karaburun. Kanë qenë efektivët e policisë ata që e çuan vajzën në spital pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur.Në momentet e para 25-vjeçarja kishte shenja jete por në gjendje tepër të rëndë shëndetësore.
Burime nga spitali i Vlorës bënë me dije se vajza kishte fraktura të mëdha në kokë çka dyshohet se janë shkaktuar gjatë rënies nga anija.
Advertisements
Po ashtu raportohet se e reja kishte probleme me frymëmarrjen për shkak të thithjes së ujit. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar punonjësi i anijes ku ndodhi aksidenti fatal që i kushtoi jetën të resë.
I arrestua ri quhet Aleksandër Golemaj 47-vjeç. Sipas policisë i arrestuari nuk duhej të lejonte prezencën e 25-vjeçares në kuvertën e anijes në një moment që ishte e ankoruar.Ka dyshime që e reja të ketë qenë e de hur në momentin që është rrëzuar nga anija turistike megjithatë hetimet vijojnë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!