Një inicident i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Një 54 vjeçar shqiptar ka goditur, duke lënë të plagosur rëndë gruan e tij, në Kalkidë, ku ata jetonin prej kohësh.
Advertisements
Sipas medieve greke episodi i dhunës në familje ndodhi në një apartament në katin e dytë të një pallati, në rrugën Gazepi. Fqinjët e çiftit dëgjuan zëra dhe njoftuan policinë menjëherë.
Policët nxituan për në vendngjarje, ndërsa e gjetën gruan të shtrirë në dysheme, të plagosur rëndë në kokë dhe e rrethuar nga një pellg gjaku.
Advertisements
54-vjeçari u arrestua nga policia, pasi nuk arriti dot të largohej nga vendngjarja. Gruaja e plagosur u transportua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!