41 patenta janë pezulluar nga Policia Rrugore gjatë 24 orëve të fundit, dhe 7 shoferë kanë rënë në pr anga. Në total janë ndëshkuar me gjobë në gjithë vendin 1543 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Advertisements
Me radar është kapur dje një Mercedes që lëvizte me drejtim Elbasan-Tiranë, me shpejtësi 165 km/h.
Informacion nga Policia e Shtetit:
Advertisements
Evidentohen dhe ndëshkohen 1543 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të de hur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
• Janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte deri në 165 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë, dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alk olit.
• Janë vendosur 345 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 89 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
• Janë vendosur 11 masa administrative me vlerë nga 10.000 deri në 40.000 lekë të rinj, për mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!