“Ta tregoj unë ty, se e kam babin shef krimesh”/ Si nisi sherri mes çiftit dhe nënës me fëmijë

Një nënë e re doli për xhiro me shoqen e ngushtë për ta nxjerrë foshnjën për ajër të pastër. Edhe një çift po ashtu doli për xhiro me qenin. Të dyja palët nuk njiheshin, por ato u takuan në një lokal dhe shkaktar u bë qeni. Më pas takimi i të panjohurve precipitoi në një sherr, për të cilin u desh ndërhyrja e forcave të policisë.

Advertisements

Njëra palë ankohej dhe kërkoi hetim, pasi çifti nuk u kujdes për qenin që trazoi ushimin e fëmijës. Kurse çifti kërkoi hetim se i prekën qenin.

“Ta tregoj unë ty, do të shqyej, se e kam babin shef krimesh”.

Advertisements

Kjo ngjarje ishte objekt pyetjesh dhe shoqërimesh në polici, jo shumë kohë pasi sërish një sherr masiv për qenin ndodhi në një lokal në afërsi të Farkës.

Burimet treguan se si kallëzuesja, K.S., kërkoi prezencë të policisë pranë komisariatit numër një pas sherrit që ndodhi në lokalin në afërsi të Liqenit Artificial.

“Fëmija im i moshës 4 vjeç është alergjik nga kafshët, e nxora për ajër të pastër në liqenin artificial”. Ajo dëshmon se xhiron po e kryente me shoqen e saj të ngushtë.

“Duke qënduar tek kodrat tek lulishtja, u afrua një qen dhe qëndroi tek shtroja që kishim vënë përtokë. Shoqja ime iu drejtua me lutje të zotit të qenit që ishte një djalë i ri i shoqëruar me një vajzë të re. I tha djalit: ‘Të lutem, merre qenin, mos e lër kështu të lirë se po shkon tek sendet tona’”. Nga çfarë ndodhi më pas, nëna e re tregon se i zoti i kafshës e mori qenin dhe u largua.

“Por pas 15 minutash, qeni u kthye përsëri, futi turinjtë tek ushqimi i fëmijës tim. Në këtë moment u ngrita në këmbë dhe kërkova të largohej urgjent, pasi fëmijën e kam alergjik”, – thotë në polici K.S.

Kur afër grave dhe fëmijës është rikthyer çifti, djali i ri, sipas denoncueses, ka filluar të bërtasë. Së bashku me të edhe vajza e re që e shoqëronte. Gruaja thotë se vajza ka paralajmëruar: “Ta tregoj unë ty, do të shqyej, se e kam babin shef krimesh”.

Sipas gruas, djali i ri ka pyetur dhe i ka kërkuar llogari: pse ma preke qenin? Nëna e re shpjegon se kur pa gjestet e çiftit dhe kryesisht të vajzës së re që bënte me shenja se do i sillte ditë të vështira, përmes të atit shef policie, ajo ka formuar menjëherë numrin pa pagesë dhe ka kërkuar sa më shpejt prezencën e efektivëve të policisë.

Policia tregon se sapo ka mbërritur në Liqenin Artificial, ka pyetur për identitetin e secilës prej palëve, ku dhe ka mësuar se i zoti i qenit që vijonte të ishte i acaruar se i kishin prekur kafshën, kishte inicialet E.S., i moshës 27 vjeç.

Policia i thotë se ka marrë në pyetje gruan denoncuese, duke e pyetur nëse e kishte goditur apo jo qenin, duke qenë se çifti pretendonte dhunë ndaj kafshës.

Të dyja gratë kanë mohuar kategorikisht, duke kujtuar se veçse ishin konfliktuar verbalisht. Pyetjes së policisë se kur u ndje e kërcënuar, denoncuesja K.S., tha se kjo ndodhi nga ndërhyrja e vajzës së re që kishte paralajmëruar se ishte vajza e shefit të krimeve.

“Por emrin e vajzës nuk e mësova dot”, – nënvizon e reja. Sakaq edhe policia, në procesverbal, e anashkalon identitetin e të resë, e cila u prezantua tek qytetarja si vajza e një shefi. Se cila është e reja që u nxeh për qenin, pritet të mësohet nga prokuroria, – thanë burimet

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kisha borxhe dhe kredi për të larë”/ Merret vendimi i rëndë për infermierin që mori 10 milionë lekë ilaçe për Covid-19 në Spitalin e Korçës
Artikulli tjetër“Këtu gjithçka është ndryshe, njerëzit janë mikpritës”/ Afganët shijojnë detin në Shëngjin: Është bukur, por rruga jonë është për në…