Dy vite më parë, Xhoi Fusha u shpall maturantja më e bukur shqiptare dhe fotot e saj “pushtuan” rrjetin dhe mediat rozë. Që atëherë bukuroshja ka një profil mjaft të vizituar në Instagram ku e ndjek sot plot 41 mijë përkrahës.
Advertisements
Së fundmi Xhoi ka bërë publike lidhjen e saj tëq dashurisë. 21-vjeçarja ka prezantuar të dashurin duke publikuar disa foto mjaft të ëmbla me të.
Vilian Lekaj është i dashuri i bukuroshes i cili tregon në bio-n e tij në Instagram se është aktor dhe dikur është marrë edhe me futboll.
Advertisements
Viliani e ka çuar lidhjen me Xhoin ne një tjetër nivel duke i bërë një propozim magjik për martesë. Aktori i është ulur në gjunj bukuroshes në mes të Baden-Baden në Gjermani. Ai është kujdesur dhe për detajet dhe ka mbushur rrugen me qirinj e trëndafila dhe njerëzit e rastësishëm janë mbledhur për të shijuar kete propozimd dhe për të duartrokitur çiftin, shkruan Albeu.com.
Xhoin patjetër që kjo surprizë e ka emocionuar shumë dhe ka shprehur gjithë ndjeitë e saj krah fototve.
“Unë thashë PO!
Që kur isha një vajzë e vogël, më ka pëlqyer gjithmonë të shikoj romanca dhe filma Disney. Princesha gjithmonë gjeti dashuri dhe jetoi e lumtur përgjithmonë. Ajo pikturoi një pamje se si duhet të duket dashuria, por dashuria nuk është vetëm një përrallë e përsosur. Marrëdhëniet nuk zgjasin për shkak të kohëve të mira; ato zgjasin sepse kohët e vështira u trajtuan me dashuri, komunikim, falje, durim dhe mirëkuptim. Unë dhe Viliani kemi kaluar një seri ulje -ngritjesh. Ne nuk folëm për një periudhë kohe, por disi Zoti na ktheu përsëri së bashku. Më mirë, më të mençur dhe më të fortë. E dija në zemrën time, se çfarë do të ishte, do të ndodhte. Lidhja jonë është bërë shumë më e fortë gjatë këtij udhëtimi. Ne u vendosëm në tokë për të evoluar, rritur dhe mësuar nga e kaluara jonë. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të bukur”, ka shkuar Xhoi.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!