Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Prishtinë të Kosovës. Një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rrahur tre vajza.
Advertisements
Mediat kosovare kanë publikuar videon ku shihet se si ai i sulet tre vajzave duke i rrahur me grushte, shkelma dhe me një shkop.
Ngjarja e shëmtuar raportohet se ka ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi teksa nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.
Advertisements
Vajzat kanë bërë denoncim në polici, por ende nuk ka një reagim nga ana e autoriteteve për të sqaruar ngjarjen.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!